Shërohet nga Covid-19 dhe sëmurët sërish, rasti i çuditshëm i 25-vjeçares!

Evropë

Shërohet nga Covid-19 dhe sëmurët sërish, rasti i çuditshëm i 25-vjeçares!

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:59
Ilustrim

Ajo është 25 vjeçe, u sëmur me Covid në tetor, me simptoma të forta dhe shqetësuese. Pastaj ajo u shërua, ose kështu mendoi. Por tani, vetëm një muaj, pasi besonte se ishte fundi i një makthi, gruaja e re ka dalë përsëri pozitive pas tamponit të kryer, me sëmundjen që i shkaktoi përsëri dhimbje dhe temperaturë të lartë. Si ka mundësi një rikthim në një distancë kaq të shkurtër?

Mbrojtjet imune jo aq të forta – Rasti ka të bëjë me një grua të re nga Roma dhe dëshmon edhe një herë se ka raste në të cilat mbrojtja imune e trupit tonë nuk mund të na mbrojë nga sulmet e virusit. Ajo tha, sipas shtypi italian, se filloi të shfaqte simptoma të virusit në mes të tetorit, "por tamponi i parë i shpejtë më 13 tetor, pati një rezultat negativ".

Sëmundja e parë – Sidoqoftë simptomat vazhduan dhe më 20 tetor bëri tamponin e dytë, i cili doli pozitiv. E reja, e cila kishte dhimbje në muskujt e trupit, vetëm pak temperaturë dhe vështirësi të rënda në frymëmarrje, ndiqej gjithmonë në shtëpi nga mjeku i përgjithshëm dhe më 30 tetor tamponi molekular i doli negativ. Testi i dytë, i doli negativ gjithashtu në 13 nëntor.

Rikthimi – Pastaj, rikthimi. Disa ditë më parë babai i gruas u sëmur, me sa duket në vendin e punës. Të gjithë në familje bënë testin dhe gruaja e re ishte përsëri pozitive pas tamponit molekular: me virusin, simptomat e rënda u kthyen me ethe të forta dhe dhimbje muskujsh.

Testet molekulare dhe provat e shpejta – Një rast i veçantë ky në Romë, i cili edhe një herë paraqet problemin e besueshmërisë së testeve të shpejta, i cili nga tamponi i parë, i shpejtë në fakt, doli se gruaja ishte negative. Nga ana tjetër, sot të dhënat tregojnë se testet e shpejta garantojnë "ndjeshmëri të lartë" (70-86%) dhe "specifikë të lartë" (95-97%): me pak fjalë, ka dhe nuk ka kufij gabimesh, në gjendje për të zbuluar virusin në sasi të vogla, qoftë në fillim të infeksionit ose në fund.

Rikthim apo ri-infektim? – Ekziston edhe problemi i sëmundjes "bis": ishte rikthim (që nuk u shërua plotësisht) apo riinfektim? Ka shumë raste në të cilat është zbuluar se Covid mbetet në trupin e pacientit, me tamponët që dilnin pozitivë për një kohë të gjatë, ose me teste negative dhe pozitive pas një kohe shumë të shkurtër. Në këtë rast, mjekët dyshojnë se bëhet fjalë për një  rikthim, shkruajnë mediat italiane. Sidoqoftë, ka edhe raste të infeksionit të dytë: kjo do të thotë, që jo të gjithë prodhojnë antitrupa të aftë për t’i mbrojtur ata nga virusi në rast se e hasin për herë të dytë. Sidomos nëse herën e parë simptomat kanë qenë të lehta.

Siguria e vaksinës – Sidoqoftë, është e vështirë të përcaktohet me siguri, nëse është një infeksion i dytë: do të duhej sekuenca gjenetike e virusit në sëmundjen e parë dhe të dytë, duke krahasuar ndryshimet. Megjithatë, kjo gjë nuk mund të verifikohet me vaksinën, e cila është e aftë të zhvillojë një përgjigje më të fortë ndaj virusit të sistemit imunitar, sesa ndaj atij fiziologjik. Me pak fjalë, edhe ata që tashmë janë sëmurë dhe janë shëruar, duhet të vaksinohen: infeksioni, edhe nëse pasohet nga shërimi, nuk jep ndonjë garanci të imunitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat