Gjermania nis vaksinimin me 27 dhjetor- prioritet shtëpitë e pleqve

Evropë

Gjermania nis vaksinimin me 27 dhjetor- prioritet shtëpitë e pleqve

Nga: F.B Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Sot kur Gjermania kishte numrin më të madh të personave të prekur me virus që nga fillimi i pandemisë, u kumtua se Gjermania nis vaksinimin me 27 dhjetor- prioritet janë shtëpitë e pleqve, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Gjermania planifikon që të nis me vaksinimin e tipit Pfizer me 27 dhjetor, ndërkohë që të parët që do vaksinohen janë kategoria më e rrezikuar – shtëpitë e pleqve kanë kumtuar autoritetet në Berlin.

Ka disa ditë që është planifikuar të nis vaksinimi, por njoftimi erdhi sot kur numri i të prekurve dhe të vdekurve nga virusi është më i larti që nga fillimi i pandemisë dhe kur Gjermania ka nis masa të ashpëra, transmeton Rojters.

Si anëtare e BE-së, Gjermania duhet të pres miratimin nga Agjensioni medicional evropian, përkatësisht rregullatori shëndetësor i BE-së për miratimin e vaksinës Pfizer dhe ajo pritet të ndodhë me 21 dhjetor.

Një burim anonim diplomatik nga BE ka thënë se Unioni më së largu mund të marr miratimin e përdorimit të vaksinës me 23 dhjetor.

Ndërsa në konferencën e përbashkët të ministrit federal dhe ministrave të 16 krahinave në Gjermani u tha se vaksinimi do nis me 27 dhjetor, kumtuan autoritetet në Berlin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat