Shkrimtari sarajevas Abdullah Sidran po lufton për jetë, mjekët e kanë vënë në respirator

Evropë

Shkrimtari sarajevas Abdullah Sidran po lufton për jetë, mjekët e kanë vënë në respirator

Nga: B.S. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:07
Abdullah Sidran

Mjekët në Spitalin e përgjithshëm të Sarajevës “Prim. dr. Abdullah Nakash”po luftojnë për jetën e shkrimtarit dhe skenaristit të shquar Abdullah Sidran (77). Sidran është i infektuar me koronavirus, është në gjendje kome të induktuar dhe është në një aparat respirator, shkruan "Slobodna Dalmacija".

Shkrimtari ka probleme të tjera shëndetësore që nuk shkojnë në favor të gjendjes së tij aktuale shëndetësore.

Ai është një nga artistët më të shquar boshnjakë që u bë i famshëm si në letërsi ashtu edhe në film.

Është autor i skenarëve për filmat fitues të çmimeve "A e mban mend Dolli Belli?", "Babai në udhëtim zyrtar" dhe "Kuduz".

Sidran ka lindur më 1944, në Sarajevë.

Për librat e tij me poezi është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme. I botuar në lftë, libri me poezi "Tabuti i Sarajevës", është shpërblyer me "Çmimin e lirisë" të PEN-qendrës së Francës. Përzgjedhje nga poezia e tij janë përkthyer në gjermanisht, frengjisht, italisht...

Është anëtar i Akademisë së shkencave dhe arteve të BeH-së.

Sidran është mjaft aktiv edhe në rrjetet shoqërore, kështu që vetëm para tri ditësh ka shkruar:

Nurija thotë: "Nëse dy të urtë i pyesni se çfarë mendojnë për njëri-tjetrin, do të merrni të njëjtën përgjigje: "Shumë kam mësuar prej tij".

Ka botuar librin "Dhe Nurija thotë", i cili, siç ka thënë vetë, nuk mund të përkufizohet për nga zhanrin.

Në kuptimin klasik, është më afër traditës së Ditarit të shkrimtarit ... Shënime mbi jetën e përditshme, mënyrën sesi kalojnë ditët tona dhe mënyrën se si ato përjetohen nga një poet dhe një komentator i rastit për ngjarjet shoqërore. Kam krijuar karakterin e filozofit popullor, Nurijen në FB, nder për atë Nurijan, që nën snajperët çetnik, vraponte përreth Sarajevës më 92-95. Disa kombinime shtëpiake të Don Kishotit dhe Sanço Pançës ... ", ka thënë Sidran në një intervistë për Azra-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat