Diamante, para të thata dhe makina/ Goditet në Spanjë rrjeti mafioz rus, aksion në vilën e luksit

Evropë

Diamante, para të thata dhe makina/ Goditet në Spanjë rrjeti mafioz rus, aksion në vilën e luksit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Pamjet e momentit kur policia spanjolle, e asistuar me logjistikë nga Europoli, futet në një vilë luksoze të këtij grupi kriminal brenda së cilës gjeti prova të mjaftueshme për t’i çuar prapa qelive.

Një grup i organizuar kriminal nga Rusia, që ishte përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash në Spanjë është shkatërruar nga policia spanjolle.

Grupi në fjalë ishte përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale, përfshirë vrasje, trafikim njerëzish, armësh dhe lëndësh narkotike në mbarë Evropën, Amerikën e Jugut dhe SHBA, bën me dije Europoli.

Ky operacion filloi në vitin 2013 dhe konsiderohet si operacioni më i madh, që është ndërmarrë kundër një grupi të organizuar kriminal në Spanjë.

 

Prej aksionit policor janë arrestuar 23 persona, në 18 objekte janë kryer bastisje si dhe janë konfiskuar dhjetëra armë, 16 vetura luksoze, diamante që kapin vlerën e 300 mijë eurove si dhe 35 mijë dollarë (para të thata), duke bllokuar kështu edhe llogaritë bankare si dhe sekuestruar prona në vlerë prej miliona eurove.

Europoli ka bërë të ditur se ky grup i madh kriminal kishte arritur të infiltrohej në institucione të ndryshme publike të Spanjës, duke kryer si mbulim, aktivitete të ndryshme humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat