Turqia regjistron mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqia regjistron mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Turqia raportoi 22.195 infeksione të tjera me koronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.002 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.004.285 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 25.516 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.779.068, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 17.851, me 241 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 173.132 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 22,2 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.501.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat