Çiklizmi, një ndër aktivitetet që u prek më pak nga izolimi

Evropë

Çiklizmi, një ndër aktivitetet që u prek më pak nga izolimi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Të gjelbër dhe të lirë, biçikletat janë e ardhmja dhe pavarësisht kufizimeve të Covid, çiklizmi ishte një nga aktivitetet që u prekën më së pakti nga izolimet.

Shumë vende kanë akorduar fonde në formë grantesh për të ndihmuar njerëzit të blejnë biçikleta të reja.

Përveç se ndihmon në shëndetin fizik, biçikleta ndihmon edhe ne evitimin e trafikut në qytetet e populluara dhe ndihmon edhe në industritë e tregtisë dhe shpërndarjes. Kjo është arsyeja që në shumë shtete të Europës ky treg po lulëzon. Por tani kemi një problem…

Shitësi i biçikletave në Paris, Olivier Lassere, e ka të vështirë të plotësojë kërkesat e klientëve të tij

"Porosia e ardhshme e biçikletave, të çfarë do lloj marke do të mbërrijë në korrik, gusht, shtator apo dhe tetor të 2021. Ndërsa për ato modele që ka më shumë kërkesa dhe janë porositur tashmë, do të mund të vijnë në mars të 2022-it”, tha ai.

Ky fenomen po ndodh gjithandej: pak kilometra larg Parisit ndodhet një me pjesë këmbimi për biçikleta. Linja e prodhimit vjen kryesisht nga Kina dhe Azia, por është ngadalësuar për shkak të shumë faktorëve, kryesisht si pasojë e Covid-it. Në situatën kur kërkesa është në rritje, është vërtet një problem.

"Kompanitë e transportit kanë ulur volumin e tyre, teksa ka një kërkesë të lartë në treg. Kjo nënkupton që ne do të përballemi me probleme mbi vonesat për porositë e bëra, pasi humbasim më shumë se një muaj nga mbërritja e dërgesave. Në linjën tonë të prodhimit, kjo nënkupton një ngadalësim problematik”. u shpreh William Debode, shitës i pjesëve të këmbimit për biçikleta.

Por edhe kur arrijnë të sigurojnë pjesët e këmbimit, fabrikat e biçikletave, duhet të përballen me kapacitetet e limituara dhe problemet në logjistikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat