Britania shënon rritje të numrit të rasteve dhe vdekjeve të reja me koronavirus

Evropë

Britania shënon rritje të numrit të rasteve dhe vdekjeve të reja me koronavirus

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Britania

Sipas të dhënave zyrtare, numri i rasteve të reja me virusin korona në Britaninë e Madhe u rrit për 36.804.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur u regjistruan 33.364 raste të reja, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me COVID-19 është 2.110.314, raporton Worldometers.

691 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Numri i vdekjeve gjithashtu u rrit në krahasim me dje, kur ishte 215. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është 68.307.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat