Në Gjermani 802 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mbi 32 mijë raste pozitive

Evropë

Në Gjermani 802 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mbi 32 mijë raste pozitive

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Gjermani kanë vdekur 802 persona si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 28.770.

Bazuar në të dhënat e Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri 32.195 pacientë, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka arritur në 1.587.115.

Të mërkurën Gjermania regjistroi rekord të rasteve të vdekjes nga COVID-19 brenda një dite. U regjistruan 962 raste të vdekjes.

Mirëpo, numri i të infektuarve të rinj ishte më i ulët, 27.968.

Nga RKI-ja gjatë javës është thënë se varianti i ri i koronavirusit, që është zbuluar në Britani së fundi, ekziston me gjasë edhe në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat