BE-ja dhe Britania ende nuk kanë arritur marrëveshje për Gjibraltarin

Evropë

BE-ja dhe Britania ende nuk kanë arritur marrëveshje për Gjibraltarin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Larg nga të gjitha dramat e marrëveshjes tregtare Brexit, Britania e Madhe ka qenë gjithashtu duke negociuar marrëveshjet e ardhshme me Spanjën për Gjibraltarin, një territor i Mbretërisë së Bashkuar.

Rreth 15 mijë punëtorë vijnë dhe shkojnë çdo ditë përtej kufirit Spanjë-Gjibraltar. Popullsia e “Shkëmbit” është rreth 34 mijë dhe 96 për qind e gjibraltarëve votuan për mbetjen në Bashkimin Evropian.

Shefi i Gjibraltarit, Fabian Picardo, i ka thënë BBC-së se po synon të marrë kushtet e Shengenit për Gjibraltarin, për të mbrojtur lëvizjen e lirë të njerëzve drejt Spanjës dhe anasjelltas.

Shumica e shteteve të BE-së janë në zonën Shengen pa pasaporta, por Mbretëria e Bashkuar nuk ka qenë kurrë në të.

Nëse edhe Gjibraltari do të bashkohej me të, qytetarët e BE-së që mbërrinin nga Spanja ose një vend tjetër i Shengenit do të shmangnin kontrollet e pasaportave, ndërsa arritjet nga Britania do të duhej të kalonin kontrollin e pasaportave, siç është tashmë rasti.

“Kushtet për lëvizje midis nesh dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mbeteshin saktësisht të njëjtat si tani”, tha Z. Picardo.

Kushdo që arrin nga jashtë Shengenit do të duhet të tregojë pasaportat e tyre, shtoi ai.

“Marrëveshja nuk ka të bëjë me kombësinë e personit që mbërrin, por pikën e tij të nisjes. Nëse mundemi, duam ta finalizojmë këtë para fundit të vitit” tha ai, por shtoi se nuk është e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat