Media serbe: Një ushtar dhe një polic serb kontrabanduan drogë nga Kosova

Evropë

Media serbe: Një ushtar dhe një polic serb kontrabanduan drogë nga Kosova

Nga: D.G. Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:29
Arrestimi (Foto e MUP-it serb)

Policia e Serbisë ka arrestuar tetë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, duke përfshirë një ushtar dhe një oficer policie, shkruan gazeta serbe "Politika".

Sipas gazetës, ata dyshohen për prodhim dhe tregti të drogës. Gjithashtu, dyshohen edhe për vepra penale të posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ushtari N. P. (1976) dhe polici J. B. (1983) ishin pjesë e grupit kriminal, dhe udhëheqësi i grupit ishte L. F. (1967) nga Bujanovci. Përveç tyre, u arrestuan:

A. N. (1987), M.. (1983), M. J. (1983),. M. (1984), M. P. (1989) dhe M. P. (1989), thuhet në kumtesën e policisë serbe.

Gjatë aksionit, u sekuestruan gjithsej 333 kilogramë marijuanë, kështu që kallëzimi penal përfshiu edhe tre anëtarë të grupit të organizuar kriminal M. G. (1958),. V. (1948) dhe oficeri i përmendur i policisë.

Nën organizimin e L. F., grupi transportoi disa qindra kilogram marijuanë nga territori i Kosovës në territorin e Bujanovacit dhe Nishit. Dyshohet se atje  kanë deponuar për shitje të mëtejshme në të gjithë Serbinë.

Ka arsye për dyshime se të dyshuarit transferuan marijuanë nga Kosova duke përdorur vendkalime alternative deri në depon afër Bujanovacit ose Nishit, pastaj ua transportonin klientëve tëtyre me ndihmën e ushtarëve dhe një oficeri policie.

Gjithashtu, policia gjeti disa armë midis anëtarëve të grupit të organizuar kriminal gjatë kontrollit në apartamentet që ata përdorën.

Me rastin e këtij arrestimi, ministri i punëve të brendshme, Aleksandar Vulin, tha se Serbia nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt për shitësit e drogës.

"Tregtarët e drogës janë vrasës dhe kështu duhet të gjykohen. Nuk ka konfiskime të mëdha apo të vogla, secili është i madh dhe secili parandalon vdekjen e të paktën një fëmije. Nuk ka të mbrojtur ”, tha Aleksandar Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat