Mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Evropë

Mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:56
Foto Ilustrim

4 mijë e 391 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe 30 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Në Zvicër deri tani 452 mijë e 296 persona janë infektuar me COVID-19, ndërsa 7 mijë e 624 kanë vdekur si pasojë e tij.

317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 127 mijë e 72 raste janë aktive, nga të cilat 410 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Zvicër deri tani janë realizuar gjithsej 3 milionë e 559 mijë e 277 testime.

Ndërsa, 83 milionë e 331 mijë e 374 persona raportohet se janë infektuar me virusin COVID-19 në gjithë botën.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, 1 milionë e 817 mijë e 363 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 59 milionë e 79 mijë e 485 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 20 milionë e 237 mijë e 964 raste, pastaj India me 10 milionë e 282 mijë e 624 raste dhe Brazili me 7 milionë e 619 mijë e 970 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 51 mijë e 328 raste nga 183 mijë e 513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 335 raste të vdekjes.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë në vend derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41 mijë e 407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 586.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat