Britania synon të vaksinojë miliona qytetarë për 3 muaj

Evropë

Britania synon të vaksinojë miliona qytetarë për 3 muaj

Më: 3 janar 2021 Në ora: 14:22
Boris Johnson

Britania do të ketë të hënën 530 mijë doza të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Oxford dhe AstraZeneca për të administruar. Kryeministri Boris Johnson shpreson që brenda tre muajve të imunizohen dhjetëra miliona persona në vend.

Ndërsa nënvizoi se do të duhen më shumë përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

“Shpresojmë që do të jemi në gjendje të vaksinojmë dhjetëra miliona njerëz në harkun e 3muajve.

Ajo që ne po bëjmë në mënyrë të qartë është duke u ndeshur me një variant të ri të virusit, i cili është në rritje veçanërisht në Londër dhe në jug-lindje, dhe kjo është arsyeja pse na është dashur të marrim masa të jashtëzakonshme për disa pjesë për të mbyllur shkollat fillore përkohësisht.

Megjithatë shkollat janë të sigurta, është shumë e rëndësishme ta theksoj këtë”, deklaroi Johnson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat