Shkollat fillore fillojnë mësimin të hënën, thotë Kryeministri anglez

Evropë

Shkollat fillore fillojnë mësimin të hënën, thotë Kryeministri anglez

Më: 3 janar 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Shumica e shkollave fillore në Angli, përveç atyre në Londër dhe pjesë të Jug-Lindjes, pritet të hapen të hënën ka thënë kryeministri, transmeton Gazeta Metro.

Prindërit duhet të dërgojnë fëmijët shkollë nëse ata janë në fillore, dhe se ata duhet të shkojnë për sa kohë që shkollat janë të hapura në zonën e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se nuk kishte ‘asnjë dyshim në mendjen time se shkollat janë të sigurta’.

Mbylljet dy-javore të shkollave në Londër dhe Jug-Lindjen e Anglisë ishin ‘të jashtëzakonshme’ për shkak të një varianti të ri të Covid-19, me përhapje të shpejtë, tha ai. Ai i tha Andrew Marr të BBC-së rreziku për fëmijët ishte ‘shumë, shumë i ulët’ ndërsa përfitimi i arsimit ishte ‘kaq i madh’.

Por Kryeministri nuk përjashtoi mbylljet e mëtejshme të shkollave dhe tregoi se kufizime më të ashpërta mund të futeshin në ‘shumë pjesë të vendit’.

Sidoqoftë, sindikatat po i thonë stafit të shkollës fillore se është e pasigurt të kthehet në punë dhe po bëjnë thirrje që të futet mësimi në distancë në të gjitha shkollat fillore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat