BE-ja dhuron 3.5 milionë euro për kampin e refugjatëve “Lipa” në Bosnje Hercegovinë

Evropë

BE-ja dhuron 3.5 milionë euro për kampin e refugjatëve “Lipa” në Bosnje Hercegovinë

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:19
Foto

Komisioni Evropian ka bërë të ditur këtë të diel se Bosnje Hercegovinës do t’i dhurohen 3.5 milionë euro si ndihmë humanitare për kampin e emigrantëve, “Lamp”, i cili është i dëmtuar shumë si pasojë e një zjarri që ishte ditë më parë.

Brukseli ka thënë se ky fond do t’i ndihmojë migrantët dhe refugjatët të cilët janë duke u përballur me një katastrofë humanitare në atë kamp. Nga këto të holla pritet të sigurohen veshje, batanije, ushqim si dhe do të ofrohet ndihmë mjekësore për të gjithë.

Kampi “Lipa” nga zjarri ishte përfshirë më 23 dhjetor të vitit 2020, teksa kishte për t’u mbyllur. Ky vendstrehim është ndërtuar gjatë kohës së pandemisë në aspektin e krijimit të kushteve më të lehta edhe për kampet tjera, pasi aty janë vendosur shumë migrantë që vinin nga pjesë të ndryshme të Bosnjes dhe rajonit.

Rreth 1400 njerëz janë kthyer për të jetuar në këtë kamp sërish edhe pse nuk i përmbush as kushtet elementare. Një pjesë e madhe e njerëzve janë duke jetuar në male dhe në rrugë përreth kampit.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, ai situatën në Bosnje ka përshkruar si ta pa pranueshme.

“Ne u kemi thënë autoriteteve përgjegjëse që mos t’i lënë njerëzit në të ftohtë edhe derisa t’u plotësohen kushtet”, ka thënë Borrell, shkruan Euronews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat