Rreth 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Evropë

Rreth 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Më: 6 janar 2021 Në ora: 19:37
Zvicër

Në 24 orët e fundit të Zvicër janë raportuar edhe 4 mijë e 808 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 80 viktima  nga ky virus.

Zvicra radhitet e 30-ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara.

Ky shtet ka regjistruar 470 mijë e 789 raste të infektuara dhe 8 mijë e 98 viktima.

317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 145 mijë e 91 raste janë ende aktive.

Zvicra deri tani ka kryer 3 milionë e 765 mijë e 936 testime për COVID-19.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në 87 milionë e 199 mijë e 392.

1 milionë e 882 mijë e 981 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 61 milionë e 751 mijë e 51 persona janë shëruar nga ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat