Suspendohet polici që përdhosi Xhaminë Sinan-begu në Novi Pazar

Evropë

Suspendohet polici që përdhosi Xhaminë Sinan-begu në Novi Pazar

Nga: F.B Më: 7 janar 2021 Në ora: 18:11
Foto Ilustrim

Me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme , Drejtoria Policore në Novi Pazar ka nisur procedurën disiplinore kundër shërbyesit policor Z.M. nga po ky qytet për shkak të sjelljes së pashembullt dhe përdhosjes së objektit fetar afër Xhamisë në Novi Pazar dhe u suspendua deri në përfundimin procedurës disiplinore, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ministri Vulin si dhe të gjithë pjesëtarët e MPB-së më së ashpri dënojnë sjelljen jo-morale dhe joprofesionale të secilit pjesëtar, që dëmton imazhin e policisë, sepse në atë mënyrë hedh hije në punën e pakursyer të pjesëtarëve tjerë që me përkushtim ruajnë dhe punojnë në sigurinë e qytetarëve.

Sipas medieve lokale në Novi Pazar, një pjesëtar i Policisë nga kjo drejtori ka përdhosur objektin fetar të Xhamisë Sinan Begu duke kryer nevojën e vogël në haremin e kësaj xhamie.

Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi kanë dënuar sjelljen e këtillë, por kanë “nënvizuar se sado që ky akt është i neveritshëm, sjellja e tillë është në kundërshtim me traditën e raporteve ndërfetare dhe ndërnacionale në Novi Pazar dhe suspendimi vërteton se rastet e tilla nuk kanë mbështetje sistematike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat