Konfirmohen 800 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 32 vdekje në 24 orët e fundit

Evropë

Konfirmohen 800 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 32 vdekje në 24 orët e fundit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi ka konfirmuar sot 800 raste të reja të infeksionit të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 11 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 144293.

Ndërkohë që 362 pacientë trajtohen të intubuar, 954 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot janë bërë publike edhe 32 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5227 vdekje në total në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat