Sllovenia konfirmon 2.092 raste të reja me COVID-19 dhe 17 të vdekur

Evropë

Sllovenia konfirmon 2.092 raste të reja me COVID-19 dhe 17 të vdekur

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:48
Ilustrim

Në 24 orët e fundit, 2.092 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në Slloveni, ndërsa 17 pacientë vdiqën, njoftoi sot qeveria sllovene.

11.943 njerëz u testuan nga testet e shpejta të antigjenit dhe PCR, raporton portali 24UR.

Aktualisht, ka 23.864 raste aktive, nga të cilat 1.244 janë të shtruar në spital, dhe 206 janë në kujdes intensiv.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i të infektuarve të ri është më i ulët se në të njëjtën periudhë javën e kaluar, kur u konfirmuan 3.418 raste.

Një seancë qeveritare duhet të mbahet sot, por masat nuk pritet të zbuten, pasi numri mesatar i pacientëve të ri në baza javore nuk ka rënë ende në 1.350.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat