Berlusconi shtrohet urgjentisht në spital, probleme me zemrën

Evropë

Berlusconi shtrohet urgjentisht në spital, probleme me zemrën

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:44
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri Silvio Berlusconi është shtruar urgjentisht në spital në Monte Carlo për shkak të problemeve me zemrën, i tha mjeku i tij personal të enjten agjencisë së lajmeve ANSA.

Alberto Zangrillo tha se e pa Berlusconin të hënën dhe se ai duhej transferuar menjëherë në një spital aty pranë pasi nuk mendoi se ishte e mençur ta sillte në Itali.

84-vjeçari më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai drejtoi Italinë si kryeministër në qeveritë e viteve 1994-1995, 2001-2006, 2008-2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat