Vuk Drashkoviq hesht rreth akuzës se kishte marrëveshje me Hagën, bashkëshortja e paditë

Evropë

Vuk Drashkoviq hesht rreth akuzës se kishte marrëveshje me Hagën, bashkëshortja e paditë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 09:25
Drashkoviq dhe Donica

Politikani i njohur serb Vul Drashkoviç po akuzohet se ka pasur një lloj marrëveshje me Gjykatën Speciale për krime në Hagë, prandaj nuk përfundoi në burg ndonëse ishte ideolog i formacioneve paramilitare që në luftërat në ish-Jugosllavi kanë kryer shumë krime ka thënë ish-pjesëtar i Sigurimit të Shtetit Zoran Mijatoviç, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Ky zbulim i krye-shefit të dikurshëm të Sigurimit Shtetëror (DB) në periudhën (1993-1998) në Beograd Zoran Mijatoviç se “lideri i Partisë së Përtëritjes Serbe (SPO) Vuk Drashkoviç ka pasur një lloj marrëveshje me Hagen dhe për atë shkak nuk ka përfunduar në burgun e Hages edhe pse ishte nxitës i formacioneve paramilitare që kanë kryer krime, ka zgjuar polemika në opinionin në Serbi!.

Në ditën kur Mijatoviç dëshmoi për këtë dhe kjo u botua në “Kurir”, me gjithë insistimin e gazetës Drashkoviç nuk është prononcuar. Pas përpjekjes për të biseduar me Drashkoviç, fillimisht ka lëshuar dëgjuesen e telefonit , më pas nuk u lajmërua. Nga ana tjetër bashkëshortja e tij Danica Drashkoviç hapur ka kërcënuar me padi. Si ka thënë ndër tjera në një mesazh sms të telefonit “ Në gjyq do të keni mundësi për orgjinë udbashe dhe dëshmimin e gënjeshtrave tuaja që sillnin sipas urdhëresës nga terri i urrejtjes”.

Mijatoviç të përkujtojmë shkruan “Kurir” se ka thënë se formacionet dhe njësitet e para paramilitare i ka formuar SPO dhe SRS  dhe Tribunali i Hagës nuk ka bërë dallim kur flitet për vullnetarët e SRS të Vojisllav Sheshelit dhe vullnetarët që në luftë ka dërguar SPO e Vuk Drashkoviçit, por të gjithë janë vendos në koshin e njëjtë në atë të radikalëve të SRS.

“U harrua nga Prokuroria e Hagës se vullnetarët e Drashkoviçit ishin në territorin e Kroacisë edhe Bosnjes, se atje kanë luftuar, plaçkitur , dhunuara edhe vrarë njerëz, Se komandantët e njësiteve të tij paramilitare ishin biznesmen kontrovers. Por Vuk nuk ishte në Hage që të ndajë fatin me mikun e vetë ideologjik dhe kumbarën. Pse është ashtu? Këtë vetëm Vuk Drashkoviç e di. E di edhe prokuroria” ka shkruar Mijatoviç në librin “Shërbimet e huaja , gdhendës të drejtësisë së Hagës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat