Francë/ Mbi 21 mijë raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

Francë/ Mbi 21 mijë raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:05
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.228 raste të reja me COVID-19.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, bëhet e ditur se me 21.228 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 2.851.670, ndërsa me 283 vdekje në 24 orët e fundit, bilanci i viktimave ka shkuar në 69.313.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.017 persona, prej të cilëve 2.726 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.130 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 206.802.

Kryeministri francez Jean Castex në një konferencë për shtyp ka deklaruar se shifra mesatare ditore e rasteve me COVID-19 në vend është 16 mijë dhe se virusi vazhdon të përhapet në mënyrë aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat