Shifra të larta infektimesh pavarësisht masave të ashpra

Evropë

Shifra të larta infektimesh pavarësisht masave të ashpra

Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Edhe pse prej më shumë se një muaji në Gjermani po aplikohen masa të ashpra bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, shifrat në këtë vend nuk japin asnjë shenjë rënieje.

Infektimet ditore këtë të premte ishin në rreth 22 mijë çka konsiderohet si niveli mesatar i kësaj vale të nisur prej fundit të Tetorit. I lartë vijon të jetë numri i viktimave ku këtë 24-orësh pati mbi 1100 raste vdekjesh, pas rekordit të një ditë më parë me mbi 1200 të vdekur. Vendi po përballet me ezaurimin e kapaciteteve spitalore prej dyndjes së të infektuarve.

Kreu i Institutit Robert Koch, institucioni më i lartë i virologjisë që këshillon autoritetet për menaxhimin e kësaj pandemie, u kërkoi autoriteteve të ashpërsojnë masat. Ekspertët e këtij instituti presin që pandemia të përfundojë në fund të këtij viti, nëse nuk shfaqen mutacione të tjerë më të rrezikshëm. E rëndësishme sipas tyre është reduktimi sa më shumë i kontakteve.

Pas rekordeve të së Enjtes, situata duket më e lehtësuar përsa i përket shifrave në Britaninë e Madhe, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, etj. Problematike situata në Izrael, ku për të dytën ditë radhazi, numërohen mbi 9 mijë infektime ditore pavarësisht karantinës së tretë kombëtare dhe vaksinimit masiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat