BE-ja i kërkon Bosnjës që ta zgjidhë shpejt çështjen e imigrantëve

Evropë

BE-ja i kërkon Bosnjës që ta zgjidhë shpejt çështjen e imigrantëve

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:08
Bosnja dhe Hercegovica

Bosnja dhe Hercegovica është duke u përballur me trysni nga Bashkimi Evropian për ta adresuar të ardhmen e mijëra imigrantëve dhe azilkërkuesve të bllokuar në këtë shtet, të cilët po mbahen në kushte të rënda në kohë dimri.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të premten tha: “Gjendja e vështirë e imigrantëve është e papranueshme dhe duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente”, shkruan Free Europe.

Në pjesën veriore të Bosnjës, rreth 900 imigrantë janë duke fjetur pa strehë në kampin e improvizuar, Lipa, ku po përballen me borën dhe temperaturat nën zero për më shumë se tri javë.

Ky kamp u ndërtua vitin e kaluar si qendër e përkohshme e akomodimit gjatë pandemisë dhe u mbyll më 23 dhjetor. Më pas, një zjarr shpërtheu gjatë zhvendosjes së imigrantëve, me ç’rast u shkatërrua një pjesë e madhe e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat