Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me COVID në Britani

Evropë

Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me COVID në Britani

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Numri i të shtruarve në spital pas Krishtlindjeve ishte rritur me 15.000 në Britani, një numër i mjaftueshëm për të mbushur të gjitha kapacitetet e 30 spitaleve më të mëdha.

Drejtori ekzekutiv i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) të Britanisë së Madhe, Simon Stevens, deklaroi se spitalet dhe punonjësit mjekësorë në vend janë nën presion të madh.

Ai theksoi se në Britaninë e Madhe, një person shtrohet në spital çdo 30 sekonda për shkak të infeksionit me koronavirus.

Kryediplomati britanik Dominic Raab tha për “Sky News” se deri në shtator, të gjithë të moshuarit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Raab tha se masat kundër përhapjes së koronavirusit nuk do të hiqen menjëherë, duke shtuar se autoritetet britanike gradualisht do t’i lehtësojnë ato kur të vijë koha.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pas zbulimit të një llojit të ri të koronavirusit që transmetohet më shpejt, ka pasur një rritje drastike të numrit të infektimeve të reja dhe vdekjeve. Mbretërinë e Bashkuar dje u regjistruan 1.295 raste të vdekjeve nga COVID-19, ndërsa u regjistruan 41.346 raste të reja të infeksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat