Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me coronavirus në Britani të Madhe

Evropë

Çdo 30 sekonda shtrohet në spital një pacient me coronavirus në Britani të Madhe

Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:43
Britani të Madhe

Tani ka më shumë njerëz në spital se në çdo kohë tjetër gjatë pandemisë, thotë Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock, ku çdo 30 sekonda shtohet nga një pacientë.

Hancock pohoi se numri i njerëzve në spital me virus është në nivelin më të lartë deri më tani – në 37,435.

NHS është nën presion të konsiderueshëm – me 37,535 raste të reja pozitive të regjistruara gjatë ditës së sotme, raporton bbc.

“Dikush po pranohet në spital çdo 30 sekonda”, thotë ai, duke shtuar se “ndjen dhimbjen e të gjithëve që kanë humbur një të dashur”.

Ai konfirmon shifrat më të fundit të vaksinimit të lëshuara disa çaste më parë, me katër milionë persona që janë injektuar.

Ai thotë se plani i vaksinimit është në shënjestër dhe është rruga e vetme e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat