Turqia arreston 210 “mbështetës” të Gylenit, lëshon urdhër-arrest edhe për 238 persona të tjerë

Evropë

Turqia arreston 210 “mbështetës” të Gylenit, lëshon urdhër-arrest edhe për 238 persona të tjerë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:05
Turqia arreston 210 “mbështetës” të Gylenit, lëshon urdhër-arrest edhe për 238 persona të tjerë

Forcat e sigurisë turke arrestuan të martën 210 të dyshuar të lidhur me grupin Gylenist (FETO).

Gjithashtu autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 238 persona si pjesë e një operacioni që synon anëtarët e ushtrisë të cilët dyshohet se janë të lidhur me imamin Fethullah Gulen.

Këtë të fundit, Ankaraja e bën përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.

Image

 

Operacioni, i cili u krye në 60 provinca, është pjesë e një operacioni katër-vjeçar më të madh kundër rrjetit të Gulenit.

Gulen mohon përfshirjen në përpjekjen për grusht shteti ushtarak në korrik të 2016, kur më shumë se 250 njerëz u vranë. Me urdhër të prokurorëve në Izmir, 160 persona u arrestuan në veprimet e fundit të policisë.

Midis personave të kërkuar janë 218 ushtarë aktivë, përfshirë gjashtë kolonelë, tre togerë dhe nëntë majorë. Që nga korriku 2016, rreth 80 mijë njerëz janë arrestuar para gjyqit, 150 mijë nëpunës civilë, ushtarë dhe shtetas të tjerë turq janë pushuar nga puna ose pezulluar dhe më shumë se 20 mijë njerëz janë dëbuar nga ushtria turke. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat