U zgjua vullkani Etna –llava ka fluturuar 100 metra lartësi

Evropë

U zgjua vullkani Etna –llava ka fluturuar 100 metra lartësi

Nga: F.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 08:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vullkani më i madh aktiv në Evropa, Etna është zgjuar kanë njoftuar mediet italiane dhe llava u derdh në dy krahë drejtë luginës Bove dhe krahu verior i kraterit të vullkanit, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Erupsioni i llavës është përcjell me një re të madhe të pluhurit, që u shtri në qindra metra lartësi dhe ishte spektakulare kanë njoftuar dëshmitarët okular.

Pluhuri i vullkanit ka mbuluar edhe shumë automjete në Sicili, pasi krateri jug-lindor ka hedhur llavën e ndezur..

Autoritetet lokale njoftuan se pluhuri i zi është gjetur në vende rreth 20 km larg nga vullkani Etna.

Erupsioni ishte i dukshëm edhe nga qyteti Taormin rreth 50 km larg.

Media britanike përkujton se në kërshëndellat e vitit 2018 për shkak të erupsionit trafiku ajror ishte ndërprerë dhe 4 ditë pas kësaj ka pasur një tërmet të shkalles 4,9 shkallë me epiqendër afër qytetit Katanie që ka dridh ujdhesën..

Me atë rast katër njerëz janë lënduar ndërsa shumë ndërtesa janë dëmtuar, por për fat nuk ka pasur viktima.

Dëshmitë e para të erupsionit të vullkanit Etna në lartësi 3,3 km të lartë datojnë që nga viti 425 para erës së re, ndërsa përkundër faktit se ka erupsione të shpeshta ato rrallë shkaktojnë dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat