Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në Jon, projektligji bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Evropë

Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në Jon, projektligji bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:10
Territori ujor i Greqisë

Parlamenti grek ka miratuar me shumicë votash projektligjin për zgjerim me 12 milje detare  në detin Jon.

Sipas këtij projektligji territori ujor i Greqisë do të zgjerohet me 13 mijë metra katrorë më shumë, ose rreth 10% të totalit që ka.

Projektligji bëri bashkë dy partitë më të mëdha në Greqi, Demokracia e Re dhe partinë opozitare Syriza të drejtuar nga Tsipras, të cilat miratuan me 284 vota pro projektligjin.

Pas këtij hapi çështja e zgjerimit territorial do të zgjidhet me një dakordësi paraprake me Shqipërinë për të çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë diskutimit të projektligjit dy ditë më parë në Parlament është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.

“Italia e dinte që Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territoriale dhe kjo nuk do të thotë se Greqia negocioi me ta.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri një deklaratë të qartë kur u kritikua nga opozita, se është në e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë”, u shpreh ministri në parlamentin grek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat