Në këto shtete aborti është ilegal, dhe dënohet me burgim – Kjo është arsyeja pse

Evropë

Në këto shtete aborti është ilegal, dhe dënohet me burgim – Kjo është arsyeja pse

Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Mjaftë shumë shtete akoma e cilësojnë abortin ilegal sidomos shtetet e Amerikës latine.

Aborti ka qenë gjithmonë një temë e komplikuar dhe e kundërshtar. Ndërsa shumë njerëz mendojnë që një grua ka të drejtë të vendosë për veten se a do të ketë një abort apo jo, disa shtete kanë morale fetare, politike, emocionale dhe personale që i shtyjnë të besojnë se aborti është gabim.

Gjithçka varet nga të ardhurat, etika, religjioni, politika dhe atribute të tjera që luajnë një rol në këtë fushë. Si pasojë e këtyre faktorëve, numri i aborteve dallon nga shteti në shtet.

Rreth botës, disa shtete i kanë hequr plotësisht të drejtën e abortit femrave, duke e bërë ilegal. Në momentin që qeveria përfshihet në temë, e drejta e femrës të vendosë se çfarë të bëjë nëse mbetet shtatzënë hiqet plotësisht nga ajo.

Ligji rreth abortit është i shumëllojshëm në shtete të ndryshme. Për momentin janë 26 shtete që e ndalojnë abortin plotësisht, dhe është ilegal. Në këto shtete nuk ka rëndësi nëse shtatzënia është si pasojë e përdhunimit apo incestit, është e ndaluar të abortosh.

Ndërsa në 37 shtete të tjera, aborti është ilegal, por lejohet vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik.

Disa shtete e lejojnë abortin edhe në rast të përdhunimit, mirëpo jo të gjitha rastet e përdhunimit lejohen të abortojnë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se pavarësisht se a është legal apo ilegal, numri i aborteve nuk është se ka ndryshuar shumë, por numri i aborteve të sigurta dhe të shëndetshëm është më i ulët në shtetet ku aborti është ilegal.

El Salvador, Nicaragua dhe Republika Domenikane janë treshja e Amerikës latine që nuk e lejojnë abortin në asnjë rrethanë. Vatikani gjithashtu e ndalon plotësisht.

Ndërsa Malta, e lejon në rast se shtatzënia shkon keq dhe rrezikohet shëndeti i nënës.

Brazili e lejon abortin vetëm në rast se janë dhunuar nga një i panjohur ose janë dhunuar nga një familjarë, dhe gjithashtu nëse shëndeti i nënës rrezikohet. Mirëpo ka pasur raste që nuk janë lejuar.

Rusia ka numrin më të lartë të aborteve vjetore, por deri në vitin 2003, ishe e lejuar të abortoje vetëm nëse ishe nën 12 javë shtatzënë. Pas vitit 2003, periudha në të cilën lejohesh të abortosh u zgjat deri në 22 javë.

Shtetet fetare, ku kushtetuta është e bazuar në fe, shpeshherë e ndalojnë abortin, pasi që të gjitha religjionet e ndalojnë abortin.

Ligjet e abortit dallojnë nga shteti në shtet, prandaj edhe dënimi ndryshon, disa shtete do të dënojnë nënën dhe mjekun që ka performuar abortin, disa vetëm nënën. Këto dënime ndryshojnë nga 2-5 vite në El Salvador, deri në 99 vite në Alabama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat