Pandemia dhe digjitalizimi shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te punonjësit

Evropë

Pandemia dhe digjitalizimi shkaktojnë probleme të shëndetit mendor te punonjësit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:22
Foto ilustrim

Pandemia ka zhvendosur punën nëpër shtëpitë tona. Dhe me përdorimin gjithnjë e më të shumtë të platformave të mediave sociale për punë, punonjësit kanë vështirësi për zhvendosjen e tyre nga njëra platformë tek tjetra. Parlamenti Evropian kërkon që të miratojë një ligj të zgjeruar të punësimit për qytetarët evropianë, në të cilin ata të kenë Të Drejtën e Shkëputjes.

"Së fundmi, kemi një situatë, në të cilën legjislacioni është miratuar në një periudhë kur nuk ekzistonte digjitalizimi dhe ai nuk ishte kaq i pranishëm në jetët tona, prandaj është koha e duhur dhe kemi mbështetjen politike", Alex Agius Saliba, Përfaqësues i Parlamentit Evropian, Reporter për Direktivën e ‘Të Drejtës për t’u Shkëputur’

Për momentin, jemi akoma në fazat e para, dhe grupe të ndryshme politike kanë pozicione të ndryshme në lidhje me zbatueshmërinë e limiteve kohore të punës apo kufizimet për punonjësit.

Por amendamenti i propozuar në raport sugjeron ta lidhë direktivën e të drejtës për tu shkëputur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2020 për digjitalizimin e forcës punëtore të BE-së. Sindikatat paralajmërojnë që kjo mund të krijojë një vonesë të panevojshme.

 “Po flasim për më shumë se 8 vite vonesë nga mosveprimi i Komisionit Evropian dhe mendoj që është e papranueshme që të vonohet mbrojtja, mbrojtja e vetme që nevojitet për punonjësit në një periudhë të tillë krize”, tha Isabelle Schömann nga Konfederata Evropiane e Sindikatave

Në situatën aktuale nuk ka statistika të sakta për ezaurimin mendor të punonjësve  brenda BE-së, por duke iu referuar të dhënave përpara pandemisë nga Eurofound mendohet se së paku 10% e punonjësve të saj ka përjetuar disa nga simptomat. Psikologët klinikë paralajmërojnë që terapia për shërimin e saj mund të fillojë vetëm pasi personi është shkëputur nga përditshmëria në punë.

 ‘Gjatë muajve të parë të ezaurimit mendor ose së paku në dy muajt e parë-është e domosdoshme që individi i prekur thjesht të pushojë. Është shumë e vështirë për ta që ti thonë vetes së tyre që të pushojnë. Ata vuajnë dhe nga ndjenjat e fajit”, tha  Stéphanie Leblanc, psikologe

Punonjësit duhet që të presin akoma deri sa raporti i Parlamentit Evropian të miratohet së pari nga Komisioni Evropian dhe më pas nga qeveritë kombëtare të vendeve anëtare të  BE-së përpara se ‘’E drejta për tu shkëputur’’ të miratohet si një ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat