Erdogan: Vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer

Evropë

Erdogan: Vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për shpëtimin e ekuipazhit të anijes së rrëmbyer

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se përpjekjet për të shpëtuar ekuipazhin që u rrëmbye pas një sulmi pirat ndaj një anije mallrash turke pranë Nigerisë vazhdojnë në mënyrë intensive.

Nga Drejtoria e Komunikimit të Presidencës së Turqisë bëjnë të ditur se presidenti Erdogan sërish zhvilloi një telefonatë me kapitenin e katërt të anijes, Furkan Yaren, të cilit i tha se iniciativat e filluara menjëherë pas sulmit pirat për të shpëtuar ekuipazhin vazhdojnë në mënyrë intensive.

Duke ndjekur nga afër zhvillimet, Erdogan u informua gjithashtu për gjendjen shëndetësore të tre anëtarëve të ekuipazhit që mbijetuan incidentin.

Anija e mallrave “Mozart” dje u sulmua nga piratë në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë. Ata morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë zhvillimeve vranë një pjesëtarë të personelit, shtetas i Azerbajxhanit.

Me tre pjesëtarë të ngelur, anija filloi të lëvizë dhe u ankorua në Port-Gentil të Gabonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat