Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid-19

Evropë

Varhelyi: Ballkani Perëndimor qasje të shpejtë te vaksina antiCovid-19

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:26
Varhelyi

Në luftën kundër Covid-19 Bashkimi Europian u qëndron pranë partnerëve të tij në Ballkanin Perëndimor dhe në rajon, deklaroi komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter, pas njoftimit se ishte i pranishëm në Këshillin Europian.

”BE u qëndron pranë partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor për sa i përket luftës kundër koronavirusit”, shkruan Varhelyi, raporton ATSh.

”Theksova nevojën për të siguruar qasje të shpejtë te vaksina në Ballkanin Perëndimor dhe rajon”, shton ai.

”Nënvizova gjithashtu shqetësimet mbi zhvillimet në lidhje me çështjen Navalnyi”, përfundon Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat