Britanikët që vijnë nga zonat e kuqe të COVID-19, karantinohen në hotel

Evropë

Britanikët që vijnë nga zonat e kuqe të COVID-19, karantinohen në hotel

Më: 27 janar 2021 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Banorët britanikë që mbërrijnë në Angli nga zonat e kuqe të COVID-19, do të duhet të karantinohen në hotele.

Masat do të zbatohen për njerëzit që vijnë nga shumica e Amerikës së Jugut, Afrika e Jugut dhe Portugalia, në mes të shqetësimit për variante të reja të virusit.

Shumica e vizitorëve jashtë shtetit nga ato vende tashmë janë të ndaluara të hyjnë në Mbreterinë e Bashkuar.

Shtetasve britanikë dhe atyre me të drejta qëndrimi që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do t’u kërkohet të karantinohen në një hotel me shpenzimet e tyre për deri në 10 ditë, në një përpjekje për të përmirësuar pajtueshmërinë me rregullat e vetë-izolimit.

Ministrat u takuan të martën në mbrëmje për të miratuar planin, pas ditëve të mosmarrëveshjes mbi detajet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat