Britania regjistron mbi 1700 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Evropë

Britania regjistron mbi 1700 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:35
Britania e Madhe

Britania e Madhe ka regjistruar 1725 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Është shifra e dytë më e lartë e vdekjeve e regjistruar nga Britania brenda një 24-orëshi.

Shifra më e lartë ishte regjistruar më 20 janar kur u regjistruan 1820 të vdekur.

Të martën Britania është bërë vendi i parë në Evropë që e ka kaluar shifrën e 100 mijë të vdekurve nga COVID-19. Shifra e të vdekurve në Britani ka arritur në 101.887.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 25.308 të infektuar të rinj.

Britania është duke vazhduar procesin e vaksinimit. Janë vaksinuar mbi 7 milionë persona me vaksinën anti-COVID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat