Ministria gjermane e Drejtësisë propozon heqjen e termit “race” nga Kushtetuta

Evropë

Ministria gjermane e Drejtësisë propozon heqjen e termit “race” nga Kushtetuta

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

“Thelocal.de” shkruan se ky lloj propozimi është bërë për shkak të shpërthimeve të disa

Ministria e Drejtësisë në Gjermani ka propozuar heqjen e termit “racë” nga Kushtetuta e vendit. “Thelocal.de” shkruan se ky lloj propozimi është bërë për shkak të shpërthimeve të disa grindjeve në lidhje me ideologjinë e saj diskriminuese.

Paragrafi tre në Ligjin Themelor të Gjermanisë thotë se “asnjë person nuk do të favorizohet ose zhgënjehet për shkak të seksit, prindërve, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit ose mendimeve fetare ose politike”.

Por sipas kritikëve fjala “racë” u kujton popullit gjerman periudhën e keqe naziste, e cila mbështetej shumë te politika raciste. Propozimi i ri sugjeron heqjen e fjalës “racë” nga lista, në vend të kësaj të përdoret “ose për arsye raciste”.

“Në këtë mënyrë, ne do të distancojmë më tej Ligjin Themelor nga ideologjitë racore … duke ruajtur gjithashtu mbrojtjen kundër diskriminimit,” tha Ministria e Drejtësisë.

Propozimi së pari duhet të nënshkruhet nga kabineti përpara se të debatohet në parlament, por ministria shpreson se ai do të bëhet ligj përpara fundit të periudhës aktuale legjislative.

Debati rreth fjalës “racë” në Kushtetutë u ndez vitin e kaluar pas vrasjes së George Floyd nga policia amerikane dhe protestave të lidhura me “Blacklivematters” (Jetët e personave me ngjyrë kanë rëndësi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat