Alexei Navalny: Gjykata që miratoi vendimin, do të hyjë në histori

Evropë

Alexei Navalny: Gjykata që miratoi vendimin, do të hyjë në histori

Nga: Sherif Ramabaja Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:02
Alexei Navalny

Tre vjet e gjysmë burg: Alexej Navalny duhet të shkojë në burg për vite me rradhë. Seanca gjyqësore zgjati gati nëntë orë para se të jepej vendimi. Një dëshmi mbresëlënëse për një gjyqësor që nuk është vetëm i verbër, por edhe i shurdhër. 

Edhe para se të fillojë gjyqi, e gjithë bota mund të shohë se ajo që supozohej të ndodhte në Gjykatën e Rrethit Simonowsky në Moskë atë ditë nuk ka më asgjë të përbashkët me një gjyqësor të pavarur të bazuar në shtetin e së drejtës. Gjykata është e rrethuar nga policia dhe Garda Kombëtare Ruse, dhe në fund të fundit e gjithë qendra e Moskës ishte e rrethuar. Mbështetësit e parë të tij arrestohen përpara se Alexei Navalny të hyjë në sallën e gjyqit.

Në 11 të mëngjesit, armiku i egër i Vladimir Putinit zë vendin e tij në bankën e të akuzuarve. Ai e përshëndet gruan e tij me një buzëqeshje stoike dhe me ironinë e tij : "Julia, madje u tregove në televizion në qelinë time. Ata thanë se do të prishje rendin publik. Vajzë e lazdruar, unë jam krenare për ty!" Gruaja e Navalny ulet në radhët e para të audiencës, pas gazetarëve dhe diplomatëve të saj nga SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Republika Çeke, Austria dhe vendet e tjera të Evropës. 

Kur gjykatësi hyn në dhomë, Navalny nuk e heq buzëqeshjen e tij - është buzëqeshja e një njeriu që e di se fati i tij është vulosur tashmë. Me fjalët e tij të para ai u sulmua. Kur gjykatësja i kërkoi Navalny të prezantohej, politikani i opozitës u përgjigj ashpër: "Unë nuk e di kush jeni ju. A jeni gjykatësja Okunewa apo dikush tjetër?" 

"Unë jam gjykatësja [Natalia] Repnikova", përgjigjet gruaja e statujë dhe vazhdon pyetjen e saj. "Ku jeton, dua ta dijë?" "Paraburgim Nr. 1, "përgjigjet Navalny me vetëkënaqësi. Të qeshura mund të dëgjohen në sallë. 

“Të udhëhequr nga parimet e humanizmit”

Alexander Ermolenko, përfaqësues i Autoritetit Korrektues (FSIN), foli pasi mbrojtja kishte kërkuar që një numër dokumentesh të shtohen në dosje. Njeriu i vogël, pa kuptim, lexon në heshtje dhe hezitim nga letrat që janë shpërndarë në tavolinë. Fjalët e tij janë të vështira për t’u kuptuar. Sipas murmuritjes, Navalny ka kryer më shumë se 50 shkelje të kushteve të tij të provës hetuese. Për pesë minuta, zyra e prokurorit publik paraqet datat e sakta në të cilat Navalny nuk arriti të paraqitej tek autoriteti i burgut FSIN - edhe gjatë komës së tij. 

"Siç mund ta shihni në Internet, i dënuari lëvizte lirshëm në Gjermani dhe merrej me sport", tha Ermolenko, i cili akuzoi njeriun që mbijetoi nga helmimi me agjentin nervor Novitschok. "Por ai nuk kontaktoi FSIN. Prandaj, vendndodhja e tij nuk është e njohur për ne që nga 24 shtatori, 2020." Zyrtari nuk duket se i kupton kontradiktat në fjalët e tij.

" I udhëhequr nga parimet e humanizmit, FSIN shpresonte që Navalny të ndryshonte qëndrimin e tij dhe të merrte rrugën e riedukimit. Sidoqoftë, Navalny nuk nxori konkluzionet e duhura dhe nuk e ndryshoi qëndrimin e tij ndaj gjykimit të gjykatës." Kjo ishte bërë e qartë, shtoi zëdhënësi i FSIN, pasi Navalny jo vetëm që ndaloi paraqitjen e raportimit tek autoritetet, por gjithashtu "u fsheh" prej tyre në Gjermani. 

“I gjithë vendi e dinte se ai po merrte trajtim mjekësor”

Kur bëhet fjalë për avokatët e Nawalnyt për të bërë pyetje, fjalimi i Ermolenkos bëhet edhe më i qetë. Avokati mbrojtës Kobzew donte të dinte pse FSIN nuk e kontaktoi atë. Pse inspektorët nuk kontaktuan familjen e Navalny? Ermolenko vetëm mund të belbëzojë që ju, nuk keni qenë në shtëpi.

Por FSIN pyeti kompaninë private të sigurisë që ruante shtëpinë e Nawalnys. Punonjësit kishin zbuluar se ai ishte "larg për mjekim". "I gjithë vendi e dinte se ai po merrte trajtim mjekësor", në fund thirr Kobzew. 

“Ju pohoni se nuk e dinit se ku isha, por vetë presidenti tha që po merrja trajtim mjekësor," tha Navalny. "Presidenti i këtij vendi ka deklaruar që falë tij, unë u dërgova në Gjermani për mjekim. A nuk e keni dëgjuar atë?”

"Koha e trajtimit tuaj është marrë parasysh", u përgjigj përfaqësuesi i FSIN.

“Unë kam dorëzuar një certifikatë mjekësore. Apo ndoshta ju duhet një regjistrim video i fizioterapisë sime?", Pyet Navalny me majë dhe merr përgjigjen kokëfortë: "Ju duhet të kishit paraqitur dokumentet përkatëse.”

 "Isha në koma!", Thërret Navalny. "Më trego si mund të kisha përmbushur detyrimet e mia? Unë mbarova trajtimin dhe u ktheva në Moskë . Çfarë tjetër mund të kisha bërë? Çfarë mund të kisha bërë më mirë?" Vazhdon emocionalisht Navalny. "Ju qëndroni këtu në gjykatë dhe thoni se nuk isha në shtëpi. Sigurisht që nuk isha atje!" 

Kur gjyqësori është i shurdhër 

Ermolenko bëhet edhe më i qetë. Navalny mund të kishte gjetur kontaktet e agjencisë në internet dhe të kishte dërguar dokumente atje. "Ndoshta kjo është gotë magjike dhe ai nuk do të më dëgjojë", tallet me dorëheqje Navalny dhe tregon kafazin e tij të xhamit. 

Avokatët Navalny citojnë në mënyrë të përsëritur nga një vërtetim nga Klinika Charité në Berlin se Navalny kishte nevojë për një rehabilitim të gjatë pas daljes nga spitali. Vetëm në 15 janar, dy ditë para kthimit të Navalny në Moskë, u lëshua një certifikatë e re. Por të gjitha argumentet bien në vesh të shurdhër me përfaqësuesit e FSIN, prokurorët publik dhe gjykatësit.

Gjykimi vazhdon me orë të tëra: të njëjtat pyetje pa pushim, të njëjtat përgjigje të injoruara pa pushim. Më në fund, gjyqtarja Repnikova tërhiqet për konsultimin përfundimtar. Kalojnë dy orë. Është pak pas orës 8 të mëngjesit kur ajo duket se do të japë vendimin. Navalny buzëqesh me guxim dhe nuk i largonte sytë nga gruaja e tij. 

Por sa më gjatë që flet Repnikova, aq më shumë buzëqeshja, zhduket nga fytyra e Navalny. Kaloi gjysmë ore para se gjykatësi të shpallte verdiktin: Navalny do të duhet të vuajë dënimin me kusht që u vendos në 2014 në një gjykatë penale. Arrestimi i mëparshëm shtëpiak zbritet nga dënimi me kusht me tre vjet e gjysmë. Kjo do të thotë: dy vjet e tetë muaj burgim.

Julia Navalnaya po qante, burri i saj mban lotët. Para se përfarquesit e rendit t´i nxirrnin të gjithë nga dhoma, Navalny arrin të bërtasë disa fjalë lamtumirëse për gruan e tij: "Mirupafshim, mos u trishto. Gjithçka do të jetë mirë!"

Nga Ellen Ivits, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat