Një foshnje në Rumani vdiq pas pagëzimit, u zhyt tri herë në ujë

Evropë

Një foshnje në Rumani vdiq pas pagëzimit, u zhyt tri herë në ujë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Shumë rumunë u mobilizuan këtë javë në mediat sociale për të bindur Kishën Ortodokse ta ndryshojë ritin e pagëzimit pas vdekjes së një foshnjeje në një ceremonie të tillë, shkruan Index.hr.

“Vdekja e një të porsalinduri për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet…”, thanë iniciatorët e peticionit në internet, i cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime.

Foshnja gjashtë javëshe vdiq në spital të hënën, menjëherë pas pagëzimit që iu bë në një kishë në Suceava.

Sipas ritit, foshnja ishte zhytur tri herë në ujin e bekuar. Pastaj u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital.

Një autopsi gjeti lëng në mushkëritë e foshnjes, ndërkohë u hap një hetim ndaj priftit që drejtoi ceremoninë për vrasje nga pakujdesia.

Disa raste të tilla kanë ndodhur në vitet e fundit, sipas raportimeve të mediave atje.

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Vasile Banescu tha se priftërinjtë thjesht mund t’i spërkasnin të sapolindurit me pak ujë në ballë për të shmangur tragjedi të tilla.

Por kryepeshkopi Theodosius, udhëheqës i krahut të fortë të kishës, tha se riti nuk do të ndryshojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat