Në pranga 25-vjeçari, vret të vëllanë dhe e hedh nga ballkoni që të dukej si aksident

Evropë

Në pranga 25-vjeçari, vret të vëllanë dhe e hedh nga ballkoni që të dukej si aksident

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ku  një 25 vjeçar ka vrarë të vëllanë e tij duke e goditur me sende të mprehta në kokë.

Më pas trupin e pajetë të të të vëllait ai e hodhi nga ballokoni, duek u përpjekur që ngjarja të dukej si aksident.

Ngjarja ndodhi në Bracellona Pozzo di Gozzo, ndërsa 25 vjeçari me origjinë rumune u arrestua nga policia, pasi autoritetet zbuluan të vërtetën.

Fillimisht 25 vjeçari denoncoi në polici për trupin e pajetë të vellait, duke u thënë hetuesve se ai kishte shoqëruar vëllain e tij në shtëpi nga një lokal ku kishte harruar telefonin e tij dhe më pas ishte kthyer për ta marrë atë, ndërsa kur shkoi në shtëpi e gjeti vëllanë të vdekur.

Efektivët kuptuan që të dhënat që ai kishte dhënë ishin shumë kontradiktore, ndërsa autopsia zbardhi vdekjen e vëllait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat