Koronavirusi/ Greqia në alarm, rritet frikshëm numri i rasteve të reja, 17 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Koronavirusi/ Greqia në alarm, rritet frikshëm numri i rasteve të reja, 17 viktima në 24 orët e fundit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:42
Ilustrim

Greqia duket se po përballet me një valë të tretë të koronavriusit, ndërsa numri i infeksioneve të reja po rritet frikshëm.

Në 24 orët e fundit, vendi fqinj regjistroi 1496 raste të reja infeksioni, duke e çuar numrin total të rasteve në 167549.

Ndërkohë, 17 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 6034.

Mosha mesatare e viktimave është 79-vjeç dhe 95.6% e tyre kishin sëmundje themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat