Gjermani/ Krim i rëndë në familje, burri vret gruan, vajzat e vjehrrën. I vë flakën shtëpisë dhe vetëvritet

Evropë

Gjermani/ Krim i rëndë në familje, burri vret gruan, vajzat e vjehrrën. I vë flakën shtëpisë dhe vetëvritet

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:44
Foto

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermaninë perëndimore, pranë qytetit të Wuppertal.

Pesë persona janë gjetur pa shenja jete pasi shtëpia u përfshi nga flakët dhe dyshohet se një burrë vrau gruan, vajzat e tij, vjehrrën dhe më pas veten.

Zjarrfikësit gjetën trupat e pajetë brenda shtëpisë gjatë ditës së premte. Viktimat u identifikuan si një burrë 41 vjeçar, gruaja 37 vjeçare, vajzat e moshës 1 dhe 4 vjeçe dhe vjehrra 77 vjeçare, raporton AP.

Policia dhe prokurorët thanë të shtunën se ata besojnë se burri vrau pjesën tjetër të familjes, i vuri flakën shtëpisë dhe më pas goditi me thikë veten. Dyshimet për këtë krim të rëndë lidhen me dështimin e martesës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat