Ishulli i Sardenjës do të kërkojë pasaportë vaksinimi ndaj Covid për turistët

Evropë

Ishulli i Sardenjës do të kërkojë pasaportë vaksinimi ndaj Covid për turistët

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:12
Ishulli i Sardenjës

Komisioneri i rrethit të Sardenjës, Christian Solin njoftoi se së shpejti turistët që hyjnë në ishull duhet të pajisen me testin e negativ të Covid, ose pasaportë vaksinimi.

Ai deklaroi se ky kontroll do të nisë para fillimit të verës, ndërsa shton:

“Situata epidemiologjike në rajonin tonë po përmirësohet, por në të njëjtën kohë ne duhet të mbrohemi nga mutacionet e reja të koronavirusit”, u shpreh ai gjatë një interviste.

Më tej ai theksoi se duhet të miratohet një model për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe aktivitetit ekonomik, gjë e cila mund të sigurohet nëpërmjet pasaportës së vaksinimit”, tha Solin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat