COVID-19 në Evropë, presion që të hapen kufijtë, Holanda rihap shkollat

Evropë

COVID-19 në Evropë, presion që të hapen kufijtë, Holanda rihap shkollat

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:36
Holanda rihap shkollat

Përforcimi i kontrolleve në kufijtë mes Gjermanisë, Çekisë dhe rajonit austriak, Tirolit duke përfshirë ndalimin e udhëtimeve të panevojshme ka shtuar shqetësimet në Bruksel, me frikën se një aksion i tillë është kundër rregullave për lëvizjen e lirë në Union.

Gjatë pandemisë, disa anëtarë të bllokut kanë vendosur kufizime në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19 por tanimë gjashtë shtete të BE-së, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë njoftuar se ndalimet e hyrjes dhe daljes duhet të hiqen. Atyre u është dhënë dhjetë ditë kohë për të reaguar.

Të rejat mbi luftën kundër virusit vijojnë të mos jenë optimiste. Në Francë brenda 24 orëve është shtuar numri i pacientëve të cilët janë në terapi intensive duke arritur pikun në 12 javë. Në një situatë të tillë po shtohen thirrjet që të ndalohen grumbullimet publike dhe të merren të tjera kufizime.

Franca ka hezituar të vendos të tjetër izolim kombëtar duku u bazuar kryesisht tek shtetrrethimi.

Irlanda nga ana tjetër ka vendosur që nga jave tjetër të rihapë shkollat por do të zgjasë të tjera kufizime të paktën deri në muajin prill, për të parandaluar rritjen e të infektuarve. Qeveria u ka dhënë prioritet arsimit dhe kujdesit për fëmijët por me masa strikte për të mos u përsëritur lehtësimi para Krishtlindjes çka ndikoi që Irlanda të kishte shkallën më të lartë të të infektuarve në botë.

Pavarësisht situatës ende shqetësuese Holanda ka njoftuar një lehtësim të lehtë të kufizimeve, përfshirë rihapjen e shkollave. Shtetrrethimi gjatë natës mbetet në fuqi deri ne 15 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat