Terapia post-COVID, qendra e SPA-së në Itali me ujëra termalë u vjen në ndihmë pacientëve

Evropë

Terapia post-COVID, qendra e SPA-së në Itali me ujëra termalë u vjen në ndihmë pacientëve

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Ata persona të cilët  kanë qenë në gjendje të rëndë por ja kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-19 pas shërimit nuk e kanë pasur aspak të lehtë të rimëkëmben.

Shumë prej tyre krahas ushqimit kanë pasur nevojë edhe për terapi shtesë.

Për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve një qendër SPA në Pisa të Italisë vendosi të bëjë të aksesueshme shërbimet e saj. 

Në kohën kur këto shërbime nuk mund të përdoren për çlodhje për shkak të kufizimeve kjo qendër ka menduar të vendosë në shërbim ujërat e saj termalë për të gjithë ata pacientë që kanë kaluar COVID- 19, por vijojnë të kenë problem me frymëmarrjen apo me lëvizjen.

"Ideja erdhi duke monitoruar pacientët që kalon COVID. Vumë re veçanërisht  se ata pacientë që erdhën  në qendrën rehabilituese  pas terapive u shprehën se kishin rezultate pozitive.  Ne jemi të vetëdijshëm se burimet e ujërave termalë janë thelbësor për rikuperimin e nyjeve dhe sistemit të frymëmarrjes, dhe historia na ka treguar gjatë shekujve që llixhat kanë pasur këtë funksion”, u shpreh, Eduardo Falzone.

Një qendër rehabilitimi fizioterapie ka qenë gjithmonë një pjesë e shërbimeve, por drejtuesit e saj e kuptuan që uji termal kishte cilësi që ishin ideale për të ndihmuar njerëzit që kishin ndikime anësore të Covid.

Uji termal filtrohet në maska respiratore, të cilat pacientët i përdorin për të praktikuar frymëmarrjen në një qendër të trajtimit të hidroterapisë CKA ndihmon në pastrimin e sistemit të frymëmarrjes.

Fizioterapistët dhe mjekët në SPA gjithashtu ofrojnë shërbime të tjera për pacientët Covid që shërohen, duke përfshirë masazh dhe ushtrime për të ndihmuar në rehabilitimin e lëvizjes.

Megjithëse zonat luksoze janë mbyllur për publikun për shkak të kufizimeve të Covid, qendra e rehabilitimit të fizioterapisë ka mbetur gjithmonë e hapur, madje edhe gjatë izolimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat