E fundit: Këto janë masat anti-COVID të ndërmarra në Kroaci dhe Slloveni

Evropë

E fundit: Këto janë masat anti-COVID të ndërmarra në Kroaci dhe Slloveni

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Sllovenia, për shkak të numrit relativisht të lartë të të infektuarve rishtas me COVID-19, ende nuk po mendon të hapë restorantet, apo aktivitetet në natyrë, por këtë javë do të konsiderojë hapjen e shkollave të mesme, njoftoi kryeministri slloven, Janezh Jansha sot në parlament.

Në anën tjetër, sot Kroacia hapi tarracat e kafeneve dhe lejoi stërvitjet sportive në ambiente të mbyllura, por pa kontakte midis atletëve.

Në Slloveni, 243 infeksione të reja me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit nga 1451 teste, dhe 11 njerëz të tjerë vdiqën, kështu që kryeministri thotë se ai ende nuk po mendon për lehtësimin e masave.

Jansha njoftoi se këtë javë ai do të diskutojë me epidemiologët rinisjen e mësimit në klasat e shkollave të mesme, duke vënë në dukje se arsimi është “më i rëndësishëm” sesa hapja e lokaleve të tjera.

Ai gjithashtu paralajmëroi që Sllovenia, duke pasur parasysh përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit në Evropë, mund të përballet me një dilemë në të ardhmen nëse do të vazhdojë me masat aktuale kufizuese ose të “ndalojë plotësisht jetën shoqërore” për disa javë, nëse situata epidemiologjike nuk përmirësohet.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara të koronavirusit në Slloveni ka shkuar në 190 mijë në total që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat