Babai ekzekuton bijën me 20 plumba se nuk i tregoi ku ishte e ëma pas ndarjes

Evropë

Babai ekzekuton bijën me 20 plumba se nuk i tregoi ku ishte e ëma pas ndarjes

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:43
Ali Yilmaz, Gulnur Yilmaz

Një baba xheloz ka ekzekutuar me armë të bijën e tij duke e qëlluar 20 herë, kur ajo refuzoi t’i tregonte se ku ndodhej e ëma pas ndarjes.

69 vjeçari Mustafa Ali Yilmaz, u përplas me makinën e të bijës në Balikesir, Turqi, e nxorri atë me forcë nga mjeti dhe e pyeti për adresën e ish-gruas së tij.

28 vjeçarja Gulnur Yilmaz, mjeke e përgjithshme, po udhëtonte nga Balikesir drejt Antalya për një provim kualifikimi bashkë me dy shoqe të saj në 27 qershor 2019.

I ati e kishte ndjekur me makinën e tij, dhe më pas e përplasi duke e nxjerrë nga rruga.

Mediat lokale thonin se më tej ai kishte nxjerër me forcë të bijën jashtë makinës, duke i kërkuar të dite ku ndodhej e ëma.

Kur vajza refuzoi të tregonte ai e kishte qëlluar me 20 plumba, 11 prej të cilave në kokë.

Babai u largua në këmbë nga skena ekrimit por u kap më tej nga policia lokale ende me pistoletën e krimit në dorë.

Nëna e viktimës Gulden Yilmaz ishte divorcuar prej tij në janar 2019.

Gjatë seancës gjyqësore në Balikesir Burhaniye, Yilmaz pretendoi se kishte destabilitet mendor.

Gjykimi është pezulluar për të bërë vlerësimin psikologjik të të akuzuarit.

Muajin që shkoi një burrë preu në fytyrë bashkëshorten e tij në Stamboll, kur mësoi se komunikonte me një shok mashkull në rrjetin Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat