Një grua gjermane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 2-vjeçe

Evropë

Një grua gjermane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 2-vjeçe

Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një gjykatë në Gjermani dënoi një shtetase gjermane (25) me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije dy-vjeçar në një kopsht në qytetin Firzen, ku ajo punoi vitin e kaluar.

Gjykata rajonale në Monchengladbach dënoi të premten Sandra M., mbiemri i së cilës nuk u bë publik për shkak të privatësisë.

Gjykatësit arritën në përfundimin se e akuzuara shtypi gjoksin e vajzës dy-vjeçare dhe e parandaloi atë të merrte frymë. Fëmija, i identifikuar në gjykatë vetëm me emrin Greta, vdiq në spital dy javë më vonë.

Gjatë gjykimit, gjykata dëgjoi dëshmitë e fëmijëve të tjerë të cilët thanë se e akuzuara i kishte abuzuar fizikisht. Shtetasja e akuzuar gjermane më parë ishte liruar nga kopshtet e tjera.

Ajo e mohoi rastin e vrasjes dhe avokatët e saj thanë se kishin ndërmend të apelonin vendimin.

Sipas ligjit gjerman, ajo ka të drejtë të kërkojë lirim të parakohshëm pas 15 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat