Britania e Madhe raporton 231 vdekje dhe 5.766 raste të reja me koronavirus

Evropë

Britania e Madhe raporton 231 vdekje dhe 5.766 raste të reja me koronavirus

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:56
Ilustrim

231 vdekje të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, raporton Sky News.

Totali i vdekjeve është më i lartë se numri i së hënës prej 65 - dhe krahasohet me 82 të regjistruar të dielën - por të dhënat shpesh janë më të larta për shkak të “vonesës” gjatë fundjavës në shifrat e raportimit.

Numri i rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit është 5.766. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani të Madhe është 124.797 dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në të gjithë pandeminë është më shumë se katër milionë – 4.228.998.

Të dhënat e qeverisë britanike deri më 8 mars tregojnë gjithashtu për 23.773.959 vaksinime në Britaninë e Madhe deri më tash, 22.592.528 ishin dozat e para - një rritje prej 215.273 në një ditë më parë. Rreth 1.181.431 ishin doza të dyta, një rritje prej 38.788.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat