Vuçiq përul gazetaren serbe, i mbanë “orë të gjeografisë” – e pyet nëse e di se ku gjendet Mauritiusi

Evropë

Vuçiq përul gazetaren serbe, i mbanë “orë të gjeografisë” – e pyet nëse e di se ku gjendet Mauritiusi

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:48
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ishte drejtuar qytetarëve të Serbisë nga Emirat e Bashkuara Arabe përmes televizionit serb Pink, kurse gazetarja e kësaj interviste Gordana Uzelac është vënë në një pozitë të palakmueshme nga Vuçiq.

Ai si gjithmonë tenton të shmang pyetjet e gazetarëve kur ato nuk i pëlqejnë apo nuk i përshtaten, kështu me metoda siç është ironia dhe poshtërimi tenton të mos i lë të flasin.

I pyetur të komentoj deklaratën e Marinika Tepiçit, e cila tha se presidenti i të djathtës serbe Misha Vaciç është përgjuar nga 2017 deri më 2019 dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe vëllai  tij Andrej i janë “kyçur” masat ilegale të përgjimit.

Vuçiq tha se “ka biseduar mijëra herë me Misha Vaciçem” dhe se i është lajmëruar edhe njerëzve që janë më të zi se ai, që sipas presidentit serb janë Vuk Jeremiç dhe Dragan Xhilas, e për ta tensionuar situatën ai përmendi se Xhilas dhe Tepiç kanë fatura në Mauritius.

Sikur kjo të mos mjaftonte, Vuçiq iu drejtua gazetares duke e pyetur nëse e di se ku gjendet Mauritiusi. E ajo ia ktheu duke i thënë se kënd po e pyet.

Pse është kaq e rëndësishme”, shtoi gazetarja Uzelac.

Megjithatë Vuçiq nuk u ndal me kaq, ai filloi ta akuzojë gazetaren duke i thënë: “Sepse nuk e dini. Ju nuk e dini dhe për këtë nuk është e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat