Anglia zbulon dy raste të variantit të coronavirusit që u identifikua për herë të parë në Filipine

Evropë

Anglia zbulon dy raste të variantit të coronavirusit që u identifikua për herë të parë në Filipine

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:30
Qyteti i Anglis

Anglia ka identifikuar dy raste të një varianti të ri të coronavirusit i cili u raportua së pari në Filipine.

Sipas The Guardian, Shëndeti Publik në Angli tha se varianti një numër mutacionesh të dukshëm, përfshirë proteinën ‘spike’ E484K që gjendet në variantin Manaus.

Lidhur me këtë rast janë ngritur shqetësime se vaksinat mund të mos jenë aq efektive kundër kësaj proteine.

Varianti i ri është përcaktuar si një variant nën hetim (VUI) se sa një variant shqetësues, siç është lloji Manaus.

Shëndeti Publik në Angli, tha njëri prej rasteve ishte i lidhur me udhëtim ndërkombëtar derisa tjetri ishte ende duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat