Zbulohet një tjetër variant i Covid-19 në Francë, nuk e kap as tamponi

Evropë

Zbulohet një tjetër variant i Covid-19 në Francë, nuk e kap as tamponi

Më: 16 mars 2021 Në ora: 23:27
Ilustrim

Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin për identifikimin e një varianti të ri të koronavirusit në  rajonin veriperëndimor të Bretanjës. Ky variant duket se i shpëton zbulimit nga testet standarde PCR.

Ndërsa është më i vështirë për t’u zbuluar, “analizat fillestare të këtij varianti të ri nuk sugjerojnë as ashpërsi të rritur ose rritje të transmetueshmërisë”, tha ministria e shëndetësisë në vend, në  një deklaratë për mediat.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur këtë lloj të ri në kategorinë e saj të “variantit nën hetim” për shkak të anashkalimit të testeve PCR.

Kjo kategori përfshin shumicën e mijëra varianteve që ndodhin natyrshëm, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël mund të paraqesin probleme të shëndetit publik, në krahasim me kategorinë “variant për t’u shqetësuar”, siç janë ata të  gjetur në Brazil, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat